Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ribashkohen në prapaskenën e “SAG Awards”

Bradd Pitt dhe Jennifer Aniston kanë ndarë biseda pas takimit të parë prej vitesh.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë reaguar mjaft mirë pas takimit që patën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Sag’ ku të dy aktorët fituan nga një çmim, shkruan Fox.

Aktorët kujtojmë se ishin në lidhje bashkëshortore 16 vite më parë, para se Brad të filloj romancën me një yll tjetër të kinematografisë, Angelina Jolie.

Dhe shihen qartë që me Aniston dhe Pitt nuk ekzistojnë marrëdhënie të këqija pasi dyshja dukeshin mjaft të lumtur në prapaskenë kur përshëndetën njëri tjetrin.

Bradd morri çmim për rolin e tij në filimin “Once Upon A Time… In Hollywood”, ndërsa Aniston u shpall aktorja më e mirë në një serial dramë për rolin e Alex Levy në “The Morning Show”.