Përveç modelit 800 Widestar, i bazuar në G63 më të ri, kompania e njohur Brabus po ashtu është duke tërhequr vëmendjen me G-Classën e saj me stil në panairin e veturave në Gjenevë. Fjala është për kreacionin e saj të ri të quajtur 850 6.0 Bi-Turbo 4×4² Final Edition “1 of 5”.
Emri i gjatë pothuajse zbulon gjithçka rreth kësaj “super-veture të rëndë Off-Road”, siç e quan Brabusi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky G-Class i ri është i bazuar në modelin e gjeneratës së kaluar – Mercedes-AMG G63.
Motori standard 5.5-litër Twin-Turbo V8 është zëvendësuar me atë prej 6.0-litër – motori më i fuqishëm me 8 cilindra i Brabusit deri tani, shkruan carscoops. Ai është me kapacitet prej 850 kuajfuqi.
