Braathu, drejtuesve institucionalë: Më shumë punë në luftën kundër korrupsionit

Shefi i misionit të OSBE-se në Kosovës, Jan Braathu, deklaroi se me misionin që ai drejton janë të përkushtuar që ta mbështesin Qeverinë e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Ai kërkoi nga drejtuesit e institucioneve kosovare që të punojnë më shumë në këtë aspekt sepse sipas tij vetëm kështu mund të arrihet rikthimi i besimit të popullit karshi institucioneve.

Braathu deklaroi se vetëm vitin e kaluar kanë monitoruar 169 raste të korrupsionit që përfshin zyrtarë të lartë të pushteti lokal dhe qendror që kryesisht kishin të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.