Bournemouthi mposht Manchester Unitedin (Video)
Bournemouth ka befasuar Manchester Unitedin duke e mundur 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” janë rikthyer sërish te rezultatet negative në Premierligë, ku në pesë ndeshjet e fundit numërojnë vetëm një fitore.
Ishte Joshua King heroi i Bournemouth në këtë ndeshje.
Sulmuesi norvegjez shënoi në minutën e 45’, për fitoren 1-0 të Bournemouth.
Me këtë fitore, Bournemouth renditet në vendin e gjashtë me 16 pikë, ndërsa Manchester United me 13 pikë në vendin e tetë.