Botoi librin e parë me receta, Dua Lipa krenare me të dashurin e saj

Dua Lipa tash e disa vite është në lidhje me modelin e njohur, Isaac Carew.

E së fundmi, i dashuri i Duas ka treguar aftësitë e tij në kuzhinë i cili ka publikuar edhe një libër me receta gatimi.

“Dita e librit, dita e librit, krenare me ty”, ka shkruar këngëtarja 23 vjeçare në llogarinë e saj personale, Instagram.

Po ashtu, Isaac ka hapur restorantin e tij më të ri në Londër dhe siç shihet sukseset e tij nuk kanë të ndalur.

Ndërkohë, Dua kohëve të fundit u shpërblye me çmime të ndryshme nga ngjarjet e mëdha të muzikës.