Agjencia Kombëtare e Shkencave në Australi tashmë është bërë pjesë e garës globale për të ndaluar përhapjen e COVID-19, duke testuar dy vaksina potenciale tek kafshët.
Synimi është që të gjendet sa më parë një mënyrë e sigurt për të mbrojtur njerëzit nga sëmundja Covid-19.
Organizata Kërkimore Industriale dhe Shkencore e Commonwealth po përdor kafshët për të testuar dy vaksina potenciale.
“Qelizat në mushkëritë e qelbësit kanë proteina në sipërfaqet e tyre, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të njeriut, dhe duket se viruset që infektojnë mushkëritë e njeriut, prekin edhe ato të qelbësve”, thotë Trevor Drew, drejtor i laboratorit për shëndetin e kafshëve në Australi.
Shkencëtarët theksojnë se njëri test është bërë me sprej hundor, ndërsa tjetri me injektim të drejtpërdrejtë.
. Sapo shkencëtarët të gjejnë një vaksinë të sigurt dhe efektive, sfida tjetër është se si të prodhohen mjaftueshëm për të mbrojtur banorët e planetit.







