Bostani del i mirë në Suharekë, kryetari e shijon i pari

Për një stinë i punoi për ta sjellur në këtë gjendje shalqirin. Por edhe pse tashmë janë pjekur, Fazli Beqiraj nga fshati Sopijë e Suharekës ende nuk ka provuar asnjë nga bostanët në arën e tij.

Privilegjin dëshironte të ia linte kryetarit të qytetit, Bali Muharremaj.

Prandaj doli vet që të gjejë bostanin më të mirë.

Por në zgjedhjen e shalqinit më të mirë ndihmoi edhe vet kryetari.

Të parin bostan, Muharremaj e ndau edhe me fshatarët tjerë

Hapja u bë nën humor, por edhe nën emocione.

Emocionet e përziera u kthyen në gëzim kur u pa se bostani ishte goxha i mirë.

Për të dëshmuar se të gjitha janë njëjte, u soll edhe një tjetër.

Të gjithëve u ndau nga një pjesë.

Këto suksese të fermerëve e gëzojnë kryetarin duke thënë se janë lider sa i përket bizneseve në vend.

Ai tha se si komune po ndihmojë maksimalisht buqit, por ndihmë duhet edhe nga institucionet qendrore.

Pronari tokës i kënaqur me rendimentin e bostanit tha se do të vazhdojë që çdo here të rritë prodhimtarin e tij

E kryetari i fshatit Sopijë,  Avdyl Kabashi thotë se ky fshat ka traditë në bujqësi, por edhe ky kërkon më shumë subvencione e ndihmë.

Në fund pronari i u kujdes të i dhuronte  të gjithëve nga një bostan.