Mirko Sharoviq

Bosnja do të kërkojë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA dhe MSA-ja

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, serbi Mirko Sharoviq, ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

“Një nga masat e mundshme, nëse vazhdohet me këto masa, është që të kërkojmë suspendimin e Kosovës nga CEFTA, por do të kërkojmë edhe suspendimin e saj nga MSA-ja. Ata do të takohen më 17 dhjetor, ndërsa ne do t’i njoftojmë për këtë komisionarin për zgjerim Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin”, ka thënë Sharoviq për televizionin “Alfa”.

Ai shton se Kosova, me hyrjen në CEFTA ka pranuar edhe faktin se Bosnja në atë moment nuk e ka njohur Kosovën, sikurse që njohja nuk mund të jetë kusht për tregti të lirë.