Borussia Dortmundi synon dyshen e Juventusit

Kur duhet pak më shumë se rreth një muaj nga hapja zyrtare e merkatos së janarit, Borussia Dortmundi synon të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato në shtëpinë e Juventusit.

Dy lojtarët e caktuar nga ekipi i drejtuar prej Lucien Favre janë Mario Mandzukic dhe Emre Can të cilët do të largohen nga “Zonja e Vjetër”.

Drejtuesit e klubit nga Signal Iduna Park janë gati t’i ofrojnë bardhezinjve shumën e 30 milionë eurove për kartonat e dy futbollistëve, të cilët tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Sarri.