Borrelli akuzon Rusinë se po mundohet ta shesë vaksinën e saj duke përhapur dezinformata për COVID-19

Diplomati i Bashkimit Evropian tha të hënën se media publike në Rusi ka shpërndarë informacione të pavërteta për vaksinat evropiane dhe amerikane për COVID-19 në shtetet ku duan të shesin vaksinën e vet kundër virusit.

Josep Borrell ka thënë se zhvilluesit perëndimorë të vaksinës po tallen nga mediat e kontrolluara nga Rusia, që në disa raste, thotë ai, “çon në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë”.

“Rrëfime të tilla janë të drejtuara në shtetet ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj Sputnik V”, ka shtuar Borrell, transmeton Reuters.

Moska nga ana tjetër ka mohuar këto akuza, duke shtuar se Sputnik V po shënjestrohet nga fushata dezinformomi të mbështetura nga jashtë.