Borrell: Të ulen menjëherë tensionet në veri, dhe të respektohen plotësisht obligimet e dala nga dialogu

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Borrell në një komunikatë të lëshuar për media ka thënë se Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë dialogun e ndihmuar nga BE-ja si platformë të vetme për të adresuar çështje dhe zgjidhur çështje të hapura.

Ndërsa u ka bërë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë sa më parë detyrimet që kanë marrë në dialog dhe të mos ketë vonesa.

“Duhet menjëherë deeskalimi në veri të Kosovës. Çdo provokim apo veprim i njëanshëm duhet të shmanget, pasi shkon direkt kundër interesave të qytetarëve në rajon. Ne i bëjmë thirrje lidershipit në Beograd dhe Prishtinë të marrin qasje të përgjegjshme dhe të punojnë nëpërmjet dialogut të ndihmuar nga BE-ja për të evituar eskalime tjera, të rikthejnë një atmosferë paqeje dhe të punojnë në zgjidhje të zbatueshme. Është në interes të gjithëve të shkojnë para për të mundësuar lirinë e lëvizjes, e cila përmirëson jetët e njerëzve. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja është platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur gjitha çështjet e hapura, dhe ne i nxisim fuqishëm dyjave palëve që të përdorin plotësisht atë. Ne sërish theksojmë se gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e Dialogut të ndihmuar nga BE-ja që nga fillimi i tij i tij në vitin 2011, mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët. Marrëveshjet e kaluara formojnë një element të rëndësishëm për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja dhe shtetet anëtare i bëjnë thirrje Kosovës dhe që të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Borrellit.