Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka sugjeruar një plan, sipas të cilit Izraeli mund të pezullojë operacionin e tij ushtarak në Gaza, në këmbim që Kryqi i Kuq të ketë akses te robërit e mbajtur nga Hamasi.

“Mendoj se një pauzë humanitare e kundërbalancuar nga aksesi ndaj pengjeve me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) si hap i parë për lirimin e tyre është një nismë në të cilën ne duhet të punojmë,” u tha Borrell diplomatëve të BE-së në Bruksel.

Quajeni armëpushim, dritare, çfarëdo qoftë, por ne kemi nevojë që dhuna të zvogëlohet dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare, shtoi ai më tej.

Ndërsa ka pasur thirrje të përhapura për një armëpushim, Netanyahu e ka përjashtuar këtë opsion derisa të lirohen të gjithë robërit.