Borrell rezulton pozitiv me Covid-19, shtyen vizitën e tij në Kinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për këtë ai e ka shtyrë vizitën e tij për në Kinë.

”Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar Borrell në Twitter, të mërkurën.

Borrell merr pjesë edhe në takimet e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë.