Borrell në Bruksel: Nuk është e mundur të propozohet përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi

Liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sot janë duke u mbledhur në një darkë pune në selinë e BE-së në Bruksel, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Aty i pranishëm është edhe Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili para mediave sot tha se nuk është i gatshëm ta propozojë një përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi.

“Jo ende sepse kërkon disa përgatitje. Duhet ta bëhet gati mandati, duhet të përgatiten të gjitha dokumentet. Nuk mendoj se do të jetë e mundur për nesër, por me shumë gjasa do të ndodh në takimin e radhës”, u deklarua Borrell.