Borrell e përshëndet vendimin e Kurtit për heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë, pa reciprocitet!

Shefi i Bashkimit Evropian për politike të jashtme dhe siguri, Josep Borrell Fontelles, sapo ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në largim të Kosovës për largimin e taksës 100% për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Në reagimin e tij në tëitter, Borrell e përshendetë heqjën e plotë të taksës, megjithatë çudit duke mos e përmendur fare reciprocitetin për të cilin kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se do të bëhet gradualisht, shkruan Ballkani.info.

“I lumtur të shoh vendimin për heqje të PLOTË të tarifës nga qeveria në detyrë e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbërsor në lëvizjen e mallrave në këtë kohë të vështirë të krizës së COVID-19”, ka shkruar Borrell.

E kryeministri në detyrë sonte tha se tarifën që do ta heqë plotësisht sonte në orën 00:00 do të zëvendësohet me reciprocitet gradual ndaj Serbisë. Edhe kjo deklaratë është në kundërshtim me vendimin e 20 marsit kur qeveria kishte vendosur që ta heqë pjesërisht taksën për lëndën e parë.

Në këtë vendim, pika 3, thuhet se më 1 prill ndaj Serbisë dhe Bosnjës do të vendoset reciprocitet i plotë. Ndaj Bosnjës fare nuk do të ketë më reciprocitet. /Ballkani.info/