Borrell del hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë edhe pse Kurti e kundërshtoi

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, ka dal hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, gjë për të cilën mbrëmë nuk është pajtuar kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Borell thotë se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dje pas bisedës që kishte pasur me Borellin, kishte deklaruar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Derisa ka theksuar se” Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”.