Boris Johnson me mesazh prekës: E vështirë të mbyllesh kur dielli jashtë shkëlqen VIDEO

Boris Johnson po i kthehet jetës normale. Pas konfrimimit me koronavirus, pastaj shtrimit në spital duket se lideri britanik është duke e marrë veten.

Kryeministri anglez ka dalë nga spitali, aty ku po kurohej për Covid-19.

Johnson u shtrua në spital të dielën e kaluar, ndërsa për shkak të gjendjes së tij ai u fut në terapi intensive.

Mirëpo së fundmi gjendja e tij shëndetësore ka shënuar përmirësime të ndryshme, çka ka bërë që të dërgohet në shtëpi.

Vetë Johnson ka falenderuar mjekët për përkujdesjen dhe ka thënë që u ka borxh jetën atyre.

Në një video-mesazh drejtuar stafit mjekësor dhe qytetarëve, çka përkon edhe me festën e Pashkës, Johnson shprehet ndër të tjera:

“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim, por para se të arrij tek ajo, dua të falënderoj të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar për përpjekjen dhe sakrificën që kanë bërë dhe po bëjnë. Kur dielli është jashtë dhe fëmijët janë në shtëpi; kur e gjithë natyra është kaq tërheqëse, e imagjinoj sa e vështirë ka qenë respektimi i masave. Unë ju falënderoj sepse kaq miliona e miliona njerëz në të gjithë këtë vend kanë bërë gjënë e duhur, duke kaluar nëpër vështirësinë e vetë-izolimit me besnikëri, durim dhe kujdes për të tjerët e veten e tyre. Unë dua që ju ta dini se këtë të Dielë të Pashkëve besoj se përpjekjet tuaja ia vlejnë dhe po dëshmojnë çdo ditë vlerën e tyre”.

Britania e Madhe numëron deri tani 78,991 raste të infektuarish dhe 10,585 viktima