Kryeministri ende në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është shfaqur duke bërë Pazar i vetëm në një supermaket në Greqi, ku ai me familjen parapëlqejnë shpesh të kalojnë pushimet verore.
Në një video të publikuar nga protothema, Johnson shihet në një supermarket në zonën Nea Makri, teksa bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.
Në një moment një nga qytetarët e ka përshëndetur dhe kryeministri me një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.
Më tej, Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe duke dalë u fut në një nga automjetet e tij të sigurisë që e priste jashtë supermarketit.
Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.







