Boris Johnson e nis garën për Kryeministër

Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mbrojtës i flaktë i Brexit edhe pa marrëveshje, nisi sot zyrtarisht fushatën për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe për të pasuar kryeministren Theresa May.

Nga ana e tyre, deputetët e opozitës të mbështetur nga deputetë konservatorë do t’i kërkojnë parlamentit për të vënë një afat kohor në dispozicion për të debatuar sërish për skenarin e një shkëputje ”brutale” nga Bashkimi Europian, gjë që ata duan ta përjashtojnë.

Megjithëse kjo është një zgjidhje për të cilën ish-ministri i Punëve të Jashtme, më i preferuari në mesin e 10 kandidaturave për postin e liderit të konservatorëve, është shprehur se është gati.

Theresa May dha dorëheqjen të premten nga funksionet e lideres së Partisë Konservatore, pasi nuk mundi të finalizonte me sukses zbatimin e Brexit.