Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të enjten se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin e sotëm në Bruksel që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël, për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.
Kujtojmë se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nisur në ora 10:30.
I am convening this morning the High-level Belgrade-Pristina Dialogue meeting.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 18, 2022
Recent tensions in the north of Kosovo have demonstrated yet again that it is time to move forward towards full normalisation. I expect both leaders to be open and flexible to find common ground. pic.twitter.com/T0AhjKd1D3







