Dialogu Kosovë-Serbi

Borell “raporton” për takimet me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih, s’ka diçka të re për të thënë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se stabiliteti dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Borrell në një postim në platformën “X”.

BONUS VIDEO| Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira