Nju Jork

Borell mbledh 6 presidentët në Nju Jork, Osmani dhe Vuçiq pjesë e takimit

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë qëndrimit ne New York ka bërë bashkë gjashtë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Aty është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Kosova dhe Serbia janë në një ngërç të dialogut tash e një kohë.

Për këtë  të martën në Facebook, ka shkruar Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë.

Ai ka thënë se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon”.

”Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor”.

”Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon.  E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Begaj.