Borë, shi e përmbytje, parashikimi i motit për fundjavë

Në fundjavë ftohtë, kryesisht vranët me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive, me mundësi të përmbytjeve të reja.

Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielën edhe me shi e shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.

Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta. Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme.