LAJMI I FUNDIT

Borë në Prishtinë

Sonte ka nisur të bie bora e parë në kryeqytet.

Reshjet e para të borës kanë rënë sonte në orët e vona në Prishtina. Nga pamjet shihet se reshjet janë të rralla ndërkohë që sonte janë shënuar temperatura të ulëta në vend.

“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.  Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.

Datat:

29.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu.  Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.

Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C.

Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.