Pamje

Borë në Austri

Temperaturat e ulëta kanë arritur në pjesët qendrore dhe jugore të Evropës, ku në disa vende kanë krijuar kushte pothuajse ideale dimërore.

Sipas mediave austriake, që nga mëngjesi është urdhëruar që në rajonet e Tirolit dhe Vorarlberg të vendosen zinxhirët në vetura.

“Dëborë ra në Bielerhohe që ka lartësi mbidetare prej 2032 metrave si dhe në komunën e Partenen, e cila ndodhet në 1051 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Kronen Zeitung.