‘Borë e rrejshme’: Njerëzit në SHBA po thonë se bora që ra atje ishte artificiale

SHBA-të po vazhdojnë të përballen me vështirësi pasi u goditën fort nga Stuhia Dimërore Uri javën e kaluar, me reshje të rënda të borës që ranë nëpër gjithë vendin, por me shtetin e Teksasit që e vuajti më së shumti duke pësuar dëme të mëdha dhe ndërpreje të energjisë elektrike.

Vlerësohet se 4.3 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm, me Joe Biden i cili e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u detyrua të nxirte një ndihmë federale.

Por një nga përgjigjet më të çuditshme ndaj kësaj fatkeqësie ishte përhapja e një teorie virale në TikTok, Facebook dhe Twitter, që thotë se bora e madhe që ra në fakt ishte e rreme dhe se qeveria e lëshoi atë, për ta future Teksasin në kaos.

Madje, shumë njerëz ia hodhën fajin Bill Gates për këtë “borë të rreme”, duke thënë: “Faleminderit Bill Gates që provove të na e shitësh këtë borë si të vërtetë”, thotë një grua në një video.