Bordi i Telekomit ka dështuar ta shkarkojë menaxhmentin pasi këta të fundit kanë insistuar që takimi është i jashtëligjshëm, mëson KOHA.
Bordi aktualisht gjendet në Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike për t’u konsultuar me ministren Rozeta Hajdari.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës kishte paralajmëruar ministren në detyrë Rozeta Hajdarin dhe anëtaret e bordit të përkohshëm se mbledhja e thirrur nga ky bord, përbën shkelje kushtetuese.
Ballkani.info ka siguruar letrën e kryeshefit Istrefi dhe kërkesen e tij për anulim të mbledhjes së bordit.
Istrefi e arsyeton me fakte, sipas statutit të kësaj ndërmarrje kërkesen e tij, teksa bazohet me nenin 3, paragrafi 3.3.1, ku thuhet:”Njoftimi për mbledhjen duhet të ketë agjendën dhe duhet të dorëzohet me dorë së paku tre ditë para mbledhjes, me faks apo email apo me cfarëdo mënyre tjetër, të cilat sigurojnë pranimin në kohë”.
Këto janë të gjitha faktet që I parashtron Istrefi në letrën e dërguar tek ministrja dhe bordi telekomit:








