Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, i cili është emëruar nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe brenda këtij Bordi ka anëtar të Vetëvendosjes dhe përkrahës, sot ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e kësaj ndërmarrje, Argjent Sefa.

Në mbledhjen e mbajtur sot nga ky Bord, u thirr edhe Policia e Kosovës, ku forca të shumta të policisë kanë qëndruar në objektin e Postës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka ardhur pas thirrjes së Bordit të Përkohshëm, pasi situata është tensionuar dhe ka pasur diskutime të ashpra në mbledhje.

Në këtë mbledhje është shkarkuar sekretari Argjent Sefa, kurse dorëheqje nga këto pozita kanë dhënë ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, Enver Govori.

Sekretar i Postës së Kosovë pritet të emërohet një pjesëtar i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.