Bordi i AKP-së miraton 20-përqindëshin për punëtorët e tri ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se aty është vendosur që të jipet me qira ndërmarrja shoqërore “Metaliku”.

Përveç kësaj, bordi i drejtorëve ka miratuar edhe transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit si dhe ka miratuar listën e aseteve të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja, si pjesë e listës së shitjes, raporton lajmi.net.

Po ashtu, Bordi ka miratuar ankesat e listave të 20% të punëtorëve të ndërmarrjeve “Fabrika e Amortizatorëve, “Mlladost” në Shtërpcë dhe “Pertrans” në Pejë.

Gjatë kësaj jave bordi i drejtorëve të AKP-së ka shkarkuar kryeshefin Ekrem Hajdari, ndërsa Petrit Gashi një ditë më vonë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të bordit.