Bordi i AKP-së mban mbledhje

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë takim Drejtori Menaxhues i  AKP-së, z.Valon Tolaj  në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi Bordin gjithashtu me të arriturat kryesore të AKP-së gjatë vitit 2019, performancën e rritur të AKP-së si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë. 

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi  transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 53.