Bora Zemani zbulon rrogën e saj të parë në Top Channel

Mbrëmjen e kaluar në “Më lër të flas”, e ftuar ishte Bora Zemani.

Ajo ka zbuluar shumë nga jeta e saj private dhe ajo profesionale, shkruan lajmi.net.

Moderatorja tregoi se në fillimet e saj në “Fiks Fare”, merrte një pagë të mirë teksa tregoi edhe shifrën prej 700 mijë lekësh të vjetra.

Bora tha se televizionin e ka dashur që në fillimet e saj dhe shpreson se kjo periudhë e artë për të të mos jetë kulmi.

“Rrugëtimi në televizion ka nisur si velinë në Fiks Fare. Ka qenë puna e parë, këtu kam marrë rrogën time të parë, ku fillova të isha e pavarur. Rroga ishte e mirë, 700 mijë lekë të vjetra për atë periudhë ishte një shifër goxha e mirë. Pas përfundimit të sezonit si velinë në Fiks Fare, mu ofrua të prezantoja motin. Me emision për fëmijë e kam nisur tamam tamam, e duke vijuar me emisione të tjera.”, tha Zemani.

Ajo tha se televizionin e ka dashur shumë që në fillimet e mia.

“Nuk e kam parë ku do arrij, por kam shijuar momentin. Gjërat kanë ardhur hap pas hapi, gjithmonë një shkallë më shumë. Shpresoj që ky mos të jetë kulmi im, nuk i dihet se çfarë ka.”, u shpreh ajo./Lajmi.net/