Bora Zemani sjell fotografi të tjera nga prapaskenat e “Dancing With the Stars”, nuk mungon i dashuri i saj Donald Veshaj

Bora Zemani siç tashmë dihet është prezantuese e spektaklit “Dancing With the Stars”.

Ajo bëri një hyrje të mrekullueshme në natën e parë të këtij shou duke iu bashkuar balerinëve në një kërcim të veçantë.

Derisa u komentua aq shumë për paraqitjen e parë, ajo mori vëmendje me një tjetër dukje gjatë mbrëmjes së djeshme (e shtunë).

Zeshkania zgjodhi një fustan të zi të lëshuar, i cili ishte realizuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

E njëjta së fundmi ndau disa fotografi në rrjete sociale duke zbuluar disa nga prapaskenat e asaj nate.

“Faleminderit nga zemra për gjithë dashurinë që nuk na e kursyet aspak në natën e partë të Dancing With the Stars Albania”, u shpreh ajo.

Përveç paraqitjes së mahnitshme, ajo publikoi një fotografi ku ishte edhe partneri i saj, Donald Veshaj.

Me këtë të fundit rregulluan raportet menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, duke qenë se bënë bujë të madhe me marrëdhënien e tyre.

Zemani nga ana tjetër ka qenë e ftuara e parë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”, ku edhe ka folur për ribashkimin, kohën në Big Brother e shumëçka tjetër. /Telegrafi/