Bora Zemani merr propozimin për martesë nga Atdheu, detajet që nxisin dyshimet se janë në një lidhje

Tre muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish- konkurrenti nga Kosova i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka folur hapur për ndjenjat që ka për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin.

Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg, një deklaratë që flet me shumë si 1 mijë fjalë. Ndër të tjera, ai u shpreh se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.

Dukej sikur kishe debulesë për Borën”,- ishte pyetja që i bëri drejtuesi i emisionit.

Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë publikisht, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi ‘Përputhen’ u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë”,- tha Atdheu.

Por ai nuk ndali me kaq. I ftuar në një tjetër emision me titull “Te shoqja”, zbuloi më shumë të reja nga jeta private. Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se në fakt nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Bora Zemanin.

Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”,- u shpreh Atdheu teksa kërkoi ujë për të pirë, sepse situata u bë e sikletshme për të.

Kujtojmë se Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj. Më pas Atdheu foli edhe për marrëdhënien me Sarën, të cilën e njohu gjatë programit të njohjeve, duke deklaruar se në fakt ishte ajo që e kishte lënë.

Por si ka reaguar Bora, në gjithë këtë histori, kur po flitet se mes tyre ka lindur një romancë e vërtetë që premton shumë? Bora Zemani, e cila është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-it, pas ndarjes nga Donaldi, publikon imazhe me të birin, Arborin, i cili merr gjithmonë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të mamasë së tij.

Por fjalëve se ajo tashmë po shijon një lidhje të re, ajo vendos t’u përgjigjet me një stil të avancuar, duke u shprehur se ka dëshirë të zgjerojë familjen, duke planifikuar fëmijën e dytë. Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” teksa ka ndarë një fragment nga filmi “Lion’s King”, ku ka shkruar: “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”, duke iu referuar kështu personazhit të njohur të “Disney”-t.

Bora Zemani arriti të marrë vëmendje me moderimin e emisionit “Për’puthen”. Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ia doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues. Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refuzoi ftesën.

Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private, duke qenë se në fillim të qershorit u bë publike ndarja nga vëllai binjak i Romeos, Donaldi.

Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohura.

Nëse unë do të zgjidhja, do të ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës, askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”,- tha Bora.

Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo ishte mërzitur jo pak. Duke qenë se pas çdo ndarjeje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, kësaj here jo vetëm që s’ndodhi, por u pasu me thumbat që i bënë njëri-tjetrit.

Xhelozia u bë shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Sa për Atdhe Xhavarinën, ai është komentuar si një nga meshkujt më seksi dhe tërheqës të “Përputhen”.

Djaloshi zeshkan nga Kosova që ka dhe një lokal në zonën VIP në Tiranë, tërhoqi vëmendjen vajzave jo vetëm brenda programit, por edhe jashtë tij. Me fizikun e tij të palestruar, ai u kthye një nga meshkujt më joshës. Edhe pse doli në takim me disa vajza të emisionit, Atdhe Xhavarina zgjodhi për partnere Sara Malajn, me të cilën u puth që në takimin e parë.

Së fundmi, në audicionet e “Përputhen”, ku është pjesë e panelit pranë Borës, ai zbuloi detaje nga jeta e tij intime. Teksa një aplikant foli për jetën private ku tregoi se është 20 vjeç dhe është ende i virgjër, Atdheu u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me moshën. Ish-konkurrenti i “Përputhen” zbuloi se edhe vetë virgjërinë e ka humbur në moshën 22-vjeçare, duke treguar se kjo është diçka mëse normale.

Kam ardhur këtu që të bëj lajm e të them që jam i virgjër. Jam 20 vjeç. Të jesh i virgjër në ditët e sotme është pak vështirë”,- tha balerini. “Jo, është mëse normale, unë në moshën 22-vjeçare e kam filluar”,- shprehet Atdheu. “Atdheu i mori të gjitha femrat me radhë”,- shtoi aplikanti.

Dhe nuk është i vetmi që mendon se Atdheu është donzhuan, pasi edhe komentuesit kanë ndarë të njëjtin mendim në rrjetet sociale. Gjithsesi të shohim se si do të shkojë historia e tij me Borën./ panorama.al