Bora Zemani i jep sinjal Donaldit: Bën gjestin e papritur në Instagram

Pas historisë së trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix vëmendja ndaj veprimeve të tre protagonistëve veç është shtuar akoma më shumë.

Bora “fshiu” nga jeta e saj në fillim të vitit çiftin Donald-Beatrix duke i hequr nga Instagrami duke lënë përshtypjen se gjithçka mori fund.

Mirëpo veprimi i fundit i Bora Zemanit ka befasuar të gjithë.

Mbrëmë u vu re se Bora Zemani ndjek një faqe fansash në Instagram, “Donald Bora”.

Nuk dihet nëse ishte një shenjë mbështetje për finale apo  shenjë rikthimi që një pjesë e fansave e urojnë që të ndodh, sidoqoftë vetë pakujdesi apo rastësi nuk mund të jetë.

Theksojmë se të njëjtën faqe e ndjek edhe Donaldi.

Ndryshe, Donaldi nuk arriti të trumfonte për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip’, por dhuroi një spektakël të jastëzakonshëm duke fituar zemra të një mase të gjerë të publikut.