Bora

Bora vështirëson qarkullimin në pikën kufitare Kosovë-Mal i Zi

Reshjes e borës që kanë rifilluar sonte kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.

Nga disa foto që ka publikuar Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë mbuluar nga bora dhe veturat po kanë vështirësi në qarkullim.

Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi dhe gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra.