Bora shkakton dëme në rrjetin elektrik në Deçan

Për shkak të reshjeve të borës, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Deçan.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai ka thënë se shkaku i reshjeve të dëborës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet të shtunën.

“Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa, ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në komunat tjera.

Një banorë i Fushë Kosovës ka thënë për Express se që 16 orë janë pa enegji elektrike.

Ai ka deklaruar se për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi.