Monika ka deklaruar se Semi dhe Donaldi janë futur me skenar në “Big Brother”, në të cilin është bazuar dhe ardhja e Borës.
Kjo deklaratë është komentuar sonte dhe Donaldi ka kërkuar të mos përmendet më emri i Borës, pasi mund të përdoret për keq.
Ai ka sqaruar se ndodhet në “Big Brother” për tjetër arsye.
“Fillimisht doja të flisja me situatën në lidhje me Borën që përmendet non stop. Unë prandaj dhe thashë më përpara “no comment”, nuk dua ta diskutoj më atë situatë se ndoshta dhe përdoret për keq. Është një gjë që më përket mua dhe asaj. Unë i shpreha ndjenjat e mia, gjërat që doja të bëja i bëra dhe unë nuk dua të komentoj më se jam këtu për tjetër gjë”, tha ai.
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.







