Bora e madhe bllokon një fshat në Dragash, banorët s’mund të shkojnë as te mjeku

Banorët e një fshati në Komunën e Dragashit, në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar krejtësisht, pasi bora e madhe që ka rënë ditëve të fundit nuk është pastruar fare.

Rrugët në fshatin Buqe janë bërë tërësisht të pakalueshme nga bora, kanë treguar disa banorë të atjeshëm.

Ata ankohen se as Komuna, e as kompanitë e kontraktuara për heqjen e borës, nuk kanë shkuar për t’ju dalë në ndihmë.

Një banor, i cili s’ka dashur t’i bëhet publik emri, ka treguar se bllokimi i rrugëve i ka pamundësuar t’i dërgojë te mjeku fëmijët e tij të sëmurë.