Bora dhe ngricat/ 82 aksidente trafiku regjistrohen brenda ditës

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 82 aksidente trafiku.

26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 56 të tjera me dëme materiale.

Numri i lartë i aksidenteve ishte për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.

Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1047 gjoba kundërvajtëse.