Bombardimet e përgjakshme në Kharkiv, konfirmohen 21 viktima dhe shumë të plagosur

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur nga bombardimet e rusëve në qytetin Kharkiv, mbrëmjen e kaluar.

“BBC” raporton se sulmet në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë kanë lënë të plagosur 112 persona.

Guvernatori i Administratës Shtetërore në Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën”, pavarësisht bombardimeve të rënda të martën gjatë natës.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus ka pësuar humbje të konsideruesme”.