Njësitet policore të Kosovës janë duke bërë kërkime të vazhdueshme në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas alarmit se në hapësira përreth dhe në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë vendosur bomba.
Policia për këto dyshime u alarmua pasi një person anonim përmes një telefonate bërë në zyret e Stacionit Policor të Kosovës në rrugën “ Luan Haradinaj” në Prishtinë., ka thënë se ju kemi vendosur bomba, në dy objekte institucionale.
Ballkani.info është në vendin e ngjarjes, dhe për qdo zhvillim do të ju informojë me lidhje direkte nga atje. /Ballkani.info/.











