Bolton: SHBA-ja do të ndihmojë Kosovën e Serbinë drejt qëllimit historik

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, ka njoftuar vetë për takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“E takova Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë. U pajtuam që tani është koha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja është e gatshme t’u ndihmojë të dyja palëve për të arritur këtë qëllim historik”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Bolton është deklaruar hapur që SHBA-ja e përkrahë çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, pa përjashtuar as atë për korrigjimin e kufijve, nëse për këtë pajtohen Kosova dhe Serbia. /Ballkani.info/