Bolt: Ronaldo është më i shpejtë se unë

Usain Bolti beson se Cristiano Ronaldo “padyshim” se është më i shpejtë se ai, dhe e ka përgëzuar yllin e Juventusit dhe Portugalisë, duke e quajtur atë “superatlet”.

Bolti u pensionua nga atletika në vitin 2017, por tetë herë kampioni i artë Olimpik, ende e mban rekordin në 100 e 200 metra vrapim.

34-vjeçari e mban rekordin me 9.58 sekonda në 100 metra vrapim, kohë të cilën e vendosi në Kampionatin Botëror në Berlin. Ai po ashtu i vrapoi 200 metra për 19.19 sekonda, 11 vjet më parë në qytetin gjerman.

Por, Bolti beson se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, tani është më i shpejtë, për faktin se ai stërvitet vazhdimisht dhe është në nivelet më të larta.

“Natyrisht se Cristiano është më i shpejtë se unë”, tha për “Marcan”, Bolti , tifoz i Manchester Unitedit, i cili e provoi karrierën futbollistike në Dortmund dhe në Central Coast Mariners.

Ronaldo i ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitje me Juventusin këtë sezon, derisa 35-vjeçari realizoi edhe për Portugalinë në miqësoren që e fituan portugezët kundër Andorrës të mërkurën, 7:0.