Deputeti i LDK-së

“Boll u qaravesht”- deputeti i LDK-së bëhet nervoz me ministrat e Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka marrë fjalën për të folur lidhur me themelimin e Komisionin për themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

Gashi, në drejtim të ulëses së ministrave të Qeverisë Kurti ka thënë “boll u qaravesht se jemi tu fol për çështje serioze”, teksa s’dihet kujt iu është drejtuar.

“Deri në cilin nivel të hierarkisë të pushtetit arrin marrëdhënia eventuale e përfituesve me pushtet politik. Si dhe kush i ka përzgjedhur kompanitë fituese dhe me çfarë kriteresh? Kush janë përfituesit e tenderëve, a i kanë plotësuar kushtet ligjore?”, janë disa nga pyetjet që ka parashtruar Gashi para hedhjes në votim të këtij propozimi.

Personi kryesor i dyshuar për keqpërdorime për rezerva shtetërore është Ridvan Muharremi, miku i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.