“Boll spekulove”- Arjani i drejtohet ashpër Julit

Juli ra menjëherë në sy pasi u fut në “PërPuthen”, e kjo për shkak të mënyrës së tij ndryshe të të jetuarit.

Ai bëri bujë kur tha se ka jetuar në shpellë, ndërsa menjëherë u bë i pëlqyeri i publikut.

 Megjithatë, opinionisti Arjan Konomi iu drejtua ashpër sot, ku i tha “boll spekulove”. Sipas Konomit, Juli as nuk do të jetonte dhe as ka jetuar në shpellë.

“Me këtë të jetuarit në shpellë, po spekulon dhe në mënyrë jo të hijshme. Çove në shpellë një vajzë, te Shpella e Pëllumbasit dhe shumë se duhet t’i japim këtë vëmendje këtyre vendeve, por nuk mund të pyesësh një vajzë a do jetoje t’i këtu, ça do haje. As ti vetë do jetoje në një shpellë dhe as ke jetuar. Boll me këtë stereotip që po krijon dhe që po tërheq publikun. Mos spekulo më me këto gjëra”, tha ai.

Juli iu përgjigj duke i thënë se ka ndenjur edhe një muaj në shpellë dhe se këtë gjë e bën për qejf, jo sepse nuk ka patur mundësi të tjera.

“Në shpellë kam jetuar një muaj, kam ndenjur, kam ndenjur dhe 2 ditë, kështu më ra halli. Për qejf kam ndenjur, ishim tetë veta, por jo se isha i detyruar, Shqipërisë i rashë në këmbë për qejfin tim, doja ta shikoja çdo pëllëmbë. Antonelën e pyeta për ekstremin, për të ditur. Un kapa ekstremin” , u përgjigj Juli.