“Boll ma” – bizneset e gastronomisë ia zënë derën Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës si dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar masat anti-COVID.

“Boll ma” është thirrja që ata po bëjnë për institucionet shtetërore për masat dhe kufizimet që iu është bërë këtij sektori.

Gastronomët thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi, duke theksuar se Qeveria e Kosova po i mbyll pa u dhënë asnjë ndihmë./EO