“Boll keni folë në të shmajtë e djathtë”, përplasje mes Goranit e Zogianit

Sonte në Pressing po diskutohet për Samitin e Ballkanit të Hapur. Për këtë nuk janë pajtuar Dukagjin Gorani e Avni Zogiani.

“Mundesh me i marrë 100 arsye për me u bo pjesë e (Ballkanit të Hapur) dhe 100 mijë arsye me i përdor për mos me u bo pjesë”, tha Gorani.

“Pyetja që duhet me u shtru është: pse komplet skena politike e vendit është kundër, pavarësisht pushtet e opozitë”, thotë ai.

Gorani thotë se “votat përdoren përmes ofrimit të një pozicioni i cili është qoftë izolacionist, ksenofob edhe mbi të gjitha pozicion inferior ose defansiv”.

“Unë mendoj se refuzimi i Ballkanit të Hapur nga ana e subjekteve politike dhe skenës politike aktuale bëhet kryekëput nga këndvështrimi elektoral”, tha Gorani.

Me Goranin nuk u pajtua Avni Zogiani.

“Çka ka refuzuar Kosova deri sot”, e pyeti ai Goranin.

“A bën bre vëlla unë…boll keni fol e kurrë s’ju kam ndërpre”, iu përgjigj ai Zogianit.

“Mirë de, veç pyetje po të bëjë”, ja ktheu Zogiani.

“Kurrë s’ju kam ndërpre e keni folë shmajtë-djathtë”, i tha Gorani.

“Edhe ti po flet shmajt e djathtë”, i tha Zogiani.

“Punë për mua por me më ndërpre mos më ndërpre”, tha Gorani.