“Boll e fshehe, thirre Borën”, Gjiko vë në siklet Donaldin

Ndonëse janë kapur mat disa herë bashkë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj ende nuk e kanë pranuar publikisht se janë rikthyer.

Ata janë parë disa herë duke bërë shopping bashkë, ndonëse janë munduar që të maskohen me kapuç dhe kapele.

Mirëpo, Gjiko, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e vëllezërve Veshaj, bëri një deklaratë të papritur. “Boll e fshehe”, i drejtuar reperi duke iu referuar ribashkimit me moderatoren.

Teksa po bënin një sfidë me freestyle, ai i thotë:

“E kanë marrë vesh të gjithë”. “Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date”, u shpreh Gjiko.

Ndonëse, Donaldi preferoi të mos flasë, reagimi duke qeshur ishte si një konfirmim rreth asaj që këndoi reperi Gjiko.