Boksierja e UFC-së e rrah tmerrësisht keq hajnin dhe më pas e dorëzon në polici (FOTO – Pamje të rënda)

Mundësja e UFC-së, Polyana Viana, ka rrahur një person që kishte tentuar ta plaçkiste.

Teksa priste para shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, hajni iu kishte afruar dhe e kishte kërcënuar duke ia kërkuar telefonin.

Duke e parë rrezikun, mundësja braziliane shfrytëzoi aftësitë e veta të mundjes për ta rrëzuar kërcënuesin dhe duke e mbajtur të bllokuar deri kur erdhi policia.

“Ai më tha: ‘Ma jep telefonin. Mos u përpjek të reagosh, sepse jam i armatosur’”, ka thënë Vianna për “MMA Junkie”. “Më pas i dhashë dy grushte dhe një shkelm. Ai ra në tokë dhe më pas e kapa dhe e ula e i thash ‘Tani do të presim policinë’”.

26-vjeçarja ka 10 fitore dhe dy humbje deri tash në karrierë.

FOTO përmban pamje të rënda