Boksieri kosovar e pyet edhe njëherë modelen: A je e sigurt që dëshiron të martohesh me mua?
Ata janë një nga çiftet më të bukura të skenës muzikore.
Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku dashurinë e tyre e kanë zyrtarizuar me fejesë, e tani së shpejti pritet dhe dasma mes tyre, shkruan Ballkani.info.
Ata mbrëmë kanë qenë të ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova ku për herë të parë ekskluzivisht kanë rrëfyer për takimin e parë mes tyre dhe kanë folur për planet e të ardhmes.
Padyshim, si çdo mysafir tjetër, edhe Robin e Heidi u përballën në rubrikën “Haje ose thuje”.
Por, përdallim nga të tjetër, ata nuk u pyetën nga Alaudini, por pyetën njëri-tjetrin.
Mes pyetjeve pikante, ai e pyeti Heidin se nëse dëshiron akoma të martohet me të. E natyrisht që përgjigja e saj ishte pozitive./Ballkani.info/